Dollci i Klinës kërkon vëmendjen e pushtetit komunal

Dollci i Klinës kërkon vëmendjen e pushtetit komunal

27 shtator 2017 15:51

Besim Hoti, kandidat i LDK-së për kryetar komune në Klinë, takoi banorët e fshatit Dollc të kësaj komune, para të cilëve prezantoi Platformën Programore të LDK-së për Klinën për periudhën 2017-2021.

Hoti, duke përmendur investimet në infrastrukturë që do bëhen në katër vitet e ardhshme, përmendi projektet në të cilat do të investohet në fshatin Dollc, ku me prioritet do të jenë: shtrirja e rrjetit të kanalizimit në fshat, asfaltimi i rrugës së varrezave, asfaltimi i rrugës nga udhëkryqi i Gjakovës në drejtim të fshatit, zgjerimi dhe riparimi i rrugës Klinë-Dollc, si dhe funksionalizimi i shkollës fillore në Dollc.

Banorët e Dollcit para Hoti shprehën shqetësimin e tyre për lënien anash nga ekzekutivi komunal i Klinës, duke u shprehur që asnjë lopatë rërë nuk është hedhur në fshatin Dollc që nga viti 2007. Ata kërkuan më shumë vëmendje nga pushteti i ardhshëm lokal, i cili shpresojnë që do të ndërtohet dhe udhëhiqet nga LDK-ja, më kryetar Besim Hotin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme