Berisha thotë se vetëm Nisma mund të ndalë korrupsionin në Prizren

Berisha thotë se vetëm Nisma mund të ndalë korrupsionin në Prizren

27 shtator 2017 13:25

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka thënë se vetëm ai dhe ekipi i tij mund të ndalin korrupsionin në Prizren.

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Berisha ishte në fshatin Poslisht.

Sipas njoftimit për media nga Nisma, Berisha ka kërkuar votat e banorëve të Poslishtit duke u garantuar se korrupsioni, nepotizmi që “kanë vërshuar Prizrenin, mund të ndalen vetëm me Nismën që ka objektiva të qarta dhe progresive”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme