Edhe VV e PDK anulojnë fushatën në Drenas Foto: Koha / ilustrim

Edhe VV e PDK anulojnë fushatën në Drenas

27 shtator 2017 09:44

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenas nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Elezi, ka bërë të ditur se pas lajmit tragjik për vdekjen e dy të rinjve në një aksident që ndodhi mbrëmë në Komoran, kanë pezulluar aktivitetet e tyre të planifikuara për sot.

Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Elezi u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Me rastin tragjik të humbjes së jetëve të dy të rinjve Fatbardh Nika dhe Driton Bucolli, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Nika dhe Bucolli. Në këto momente të vështira për këto familje bashkëndjejm dhimbjen për humbjen e jetës së më të dashurëve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve. Në nderim të tyre ne pezullojmë aktivitetet tona të planifikuara për sot”, shkruan Elezi në Facebook.

Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas aksidentit ku humbën jetën tre persona në Komoran, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të të aksidentuarve.

Lladrovci më këtë rast edhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore.

“Me rastin e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sonte në Komoran, familjeve të të aksidentuarve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Për shkak të këtij rasti tragjik, për ditën e nesërme i pezulloj të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore” ka thënë Lladrovci.

Nga dy aksidentet në Komoran, tre persona kanë humbur jetën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme