LDK anulon tubimin në Drenas në nderim të viktimave që humbën jetën në aksident Foto: Koha / ilustrim

LDK anulon tubimin në Drenas në nderim të viktimave që humbën jetën në aksident

27 shtator 2017 08:29

Lidhja Demokratike e Kosovës ka anuluar tubimin e fushatës zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit për të rinjtë që humbën jetën mbrëmë në aksidentin në Komoran.

ka njoftuar përmes Facebook-ut kreu i partisë Isa Mustafa përmes Facebook-ut.

“Sot LDK nuk e mban tubimin e fushatës zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit dhe dhembjes për të rinjtë që tragjikisht humbën jetën mbrëmë në fatkeqësinë e komunikacionit në Komaran. Familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Drenasit ju shprehim ngushëllimet më të thella”, ka shkruar Mustafa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme