Valdete Idrizi premton zhvillimin e Mitrovicës

Valdete Idrizi premton zhvillimin e Mitrovicës

26 shtator 2017 22:06

Kandidatja për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, është zotuar se gjatë qeverisjes së saj Mitrovica nuk do të jetë vend i stagimit, por i zhvillimit dhe qytet aktiv.

PDK ka prezantuar sonte kandidaten për kryetare të Mitrovicës Valdete Idrizi dhe kandidatët për asamble komunale.

Kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka thënë se tashmë ndryshimi për komunën e Mitrovicës ka filluar dhe ka garantuar qytetarët e Mitrovicës, se qeverisja e saj do të jetë e përgjegjshme dhe do ta sjellë qeverisjen tek qytetarët.

Idrizi theksoi se qeverisja e saj do të jetë transparente dhe se qytetarët e Mitrovicës do të dinë se si shpenzohet paraja publike

Komentet

Shto koment

Të ngjashme