Abrashi: Komuna e Prishtinës nuk kishte vullnet të merret me qentë endacakë

Abrashi: Komuna e Prishtinës nuk kishte vullnet të merret me qentë endacakë

26 shtator 2017 21:25

Shqetësimi i qytetarëve karshi qenve endacak ditëve të fundit është në rritje. Kësaj i ka paraprirë edhe një kumtesë nga Komuna e Prishtinës. Ndonëse, kjo sipas kandidatit për kryetar të LDK-së, Arban Abrashi, kjo është çështje e cila tashmë do të duhej të ishte e përfunduar por mungonte vullneti i pushtetit lokal.

“Kurrkush nuk të ndalon ty mu marrë me qentë endacak. Nuk bën të dalësh dy jave para zgjedhjeve dhe të thuash se do të merresh me këtë kur ke pasur të gjitha mundësitë përfshirë edhe ato buxhetore për me ndalu një gjë të tillë”, ka thënë ai.

“Kjo bëhet përmes profesionistëve. Kam vizion timin se çka duhet të bëhet. Besoj se duhet të ketë më shumë zona të gjelbra por kanë me qenë urbanistët më të mirë që do ta zgjidhin këtë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme