Abrashi: Qytetarët me mesazhe më tregojnë për aferat korruptive në Prishtinë

Abrashi: Qytetarët me mesazhe më tregojnë për aferat korruptive në Prishtinë

26 shtator 2017 21:02

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi në Rubikon të KTV-së ka thënë se pranon shumë mesazhe nga qytetarët e Prishtinës, të cilët i kanë treguar për aferat korruptive të udhëheqësve të komunës së Prishtinë karshi ndërtimeve.

Abrashi ka thënë se nuk dëshiron të merret me këtë temë ndonëse ka informata ndërtimet pa leje. Ai ka thënë se zyrtarë të Vetëvendosjes kanë qenë edhe në prokurori për këto çështje.

“Banesat e reja të cilat janë pa leje, ka shumë lëndë në prokurori, me siguri e dinë këta që po flasin, se kush ka qenë në prokurori. Mendoj se ka qenë çdo të premte”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme