Abrashi synon uljen e tatimit në pronë

Abrashi synon uljen e tatimit në pronë

26 shtator 2017 20:55

Programi qeverisës i Arban Abrashit, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës parasheh uljen e tatimit në pronë.

Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ai ka thënë se me rritjen e kësaj vlere janë dëmtuar bizneset duke i detyruar që të ikin nga Prishtina.

“Biznesmenët më kanë kontaktuar dhe më kanë pyetur për planin tim për tatimin në pronë. Po, do ta ulim. Do kthejmë gjendjen aktuale që ka qenë në vitin 2014. Po flasim gjithmonë për ulje. Kjo kompensohet nga të hyrat tjera. Barra karshi biznesit dhe ideja që biznesi të largohet në një qytet tjetër veç pse paguan më pak dhe rrjedhimisht qytetarët të mbesin pa punë”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se prej ditës së parë që kishte marrë kandidimin prej partisë, ka dal në fshatra dhe është takuar me qytetarë. Ai ka thënë se shpeshherë mësimdhënësit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë marrë kontratat, nuk kanë shkuar ose janë vonuar në orët e mësimit në fshatra të ndryshme. E kjo për shkak të transportit ose edhe motit.

“Nxënësit janë detyruar që të mbajnë edukatë fizike sepse është vonuar ose shpesh kur ka pas mjegull e ka huq fshatin dhe nuk ka shkuar fare”, ka thënë Abrashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme