Çfarë pa në Bardhosh kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës

Çfarë pa në Bardhosh kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës

26 shtator 2017 20:33

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, gjatë vizitës së tij me qytetarët e Bardhoshit, po ashtu edhe bizneset, u ballafaqua me probleme të shumta që i kanë banorët dhe bizneset në këtë pjesë të Komunës së Prishtinës, transmeton Koha.net.

Pas kësaj Vllahiu dha një mesazh përmes faqes së tij zyrtare në facebook:

"Zhvillimi i Prishtinës në tërësi bëhet kur i gjithë qyteti trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të integruar. Zona rurale duhet të integrohet me zonën urbane. Pushteti lokal ka fjetur këto vjet dhe nuk është marrë me hallet e qytetarëve. Në Bardhosh kanë probleme me ujë. Në Bardhosh kanë probleme me çështjet ekzistenciale. Tani, po merremi me një situatë emergjente në gjithë qytetin. Duhet ta zgjidhim atë që pushteti e ka neglizhuar apo i ka dhënë hapësirë vetëm vetes dhe partisë së tij. #PërPrishtinën #50"

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme