Kusari Lila: Le të flasin punët

Kusari Lila: Le të flasin punët

26 shtator 2017 20:09

Kryetarja aktuale e Gjakovës dhe njëkohësisht kandidatja e sërishme për këtë post, Mimoza Kusari Lila sot në Facebook, ka përmendur në këtë komunë gjatë mandatit të saj të deritashëm, transmeton Koha.net.

Ajo ka shkruar:

E lemë punët të flasin vete.

Sot bashkë me kandidatët për asamblenë komunale për #zgjedhjet2017vizitova punimet e QKMF-së së re, investim ky i cili arrin 802,000.00 €.
Objekti i ri është objekt modern me paisje, kushte dhe hapësira të reja, përfshirë emergjencën e re e cila do të jetë funksionale 24orë.
Lokacioni i ri ofron të gjitha kushtet infrastrukturore dhe programore për Qendrën e re të Mjekësisë familjare.
Me praninë e punëtorëve të Kujdesit primar, patëm rastin të bisedojmë me ta për punët, planet dhe funksionimin e ri të qendrës.
Projekti i miratuar me 2014 në konferencën e donatorëve, po jetësohet sipas planit dhe premtimit të dhënë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme