Kadriu në Podujevë premton Fond të Punësimit

Kadriu në Podujevë premton Fond të Punësimit

26 shtator 2017 17:24

Kryetari i i PDK-së Kadri Veseli sot ka qëndruar në Podujevë, transmeton Koha.net.

Për vizitën e vet Veseli ka njoftuar përmes Facobookut:

Podujeva e ka rastin e mirë për t’u bërë pjesë e Forcës së Ndryshimit me PDK-në. Të rinjtë e saj, me potenciale të mëdha, meritojnë trajtim më të mirë prej qeverisjes lokale. Atyre u premtova se në çdo komunë ku qeveris PDK-ja, përfshirë edhe Podujevën, do të krijohet një Fond i Punësimit për studentët e diplomuar që do angazhohen me punë praktike në institucione. Me këto fonde komunale të punësimit, ne do t’i stimulojmë të rinjtë për t’i jetësuar edhe idetë e tyre ndërmarrëse.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme