Zgjedhjet lokale

Nisma pret fitore në Klinë

Komuna e Klinës ishte destinacioni i radhës në të cilën Nisma për Kosovë paraqiti plan-programin e saj për katër vitet e ardhshme.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, është i bindur në fitoren e Nisma për Kosovë në Klinë, duke besuar në Nezin Gashin.

“Jam i bindur që asnjë subjekt politik kësaj radhe qytetarëve të Klinës nuk iu ka ofruar kryetar më të mirë se sa Nisma me kandidatin Nezir Gashi”.

“Qytetarët e Klinës nuk do të zhgënjehen. Këta kandidatë e dinë se kush i ka zgjedhur dhe duhet ta dinë që janë qytetarët e Klinës mund t’i heqin nga aty. Unë besoj që këta kandidatë do të shkojnë atje me votën tuaj dhe do të zbresin faqebardhë duke e respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.

Sipas Krasniqit, për disa vite janë munduar që të ndryshojnë logjikën e një subjekti që kishte dal nga lufta që përfaqësonte rezistencë në shërbim të qytetarëve e jo për interesa individuale.

“E kemi filluar këtë rrugëtim pasi ishim përpjekur për disa vite me ndryshuar logjikën e funksionit të një subjekti politik i ciki jo vetëm që kishte dal nga lufta, por përfaqësonte gjithë rezistencën kombëtare në Kosovë”.

“Ishim formuar për t’i bërë shërbim shtetit të Kosovës dhe jo për të mashtruar qytetarët e Kosovës, e gjithë kjo po bëhej për interesa të individëve. Nuk mund të jenë dhe të ndjehen mirë familjet e pushtetarëve nëse nuk ndihen mirë gjithë familjet e Kosovës kjo ishte arsye pse e filluam për të bërë gjëra në nivel qendror tash jemi për herë të parë në nivelin lokal”.