Zgjedhjet lokale

Çelaj shpalos tetë pikat e platformës së tij zgjedhore për kryeqytetin

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka shpalosur 8 pikat ku do të fokusohet puna e tij qeverisëse për katër vitet e ardhshme për kryeqytetin.

Ai ka premtuar që Prishtinën do ta shndërrojë në një qytet destinacion nga vend tranzit si është tani.

Çelaj premtoi vendosjen e tarifave hyrëse në Prishtinë për të lehtësuar trafikun. Po ashtu prioritet i qeverisjes së Çelajt do të jetë ndërtimi i 13 shkollave dhe çerdheve dhe ndërtimi i Spitalit Rajonal të Prishtinë dhe qendrës rehabilituese, raporton KP.

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Lirak Çelaj, në 8 shtyllat qeverisëse, ka paraparë edhe rritjen e lejeve për ndërtim deri në 1000 sosh në vit.

Parkingjet nëntokësore, ndërtimi i parqeve për fëmijë, rikonstruktimi i qytetit të vjetër, janë vetëm disa nga planet qeverisëse të Lirak Çelajt.