Valdete Idrizi: Më 22 tetor fillon një epokë e re në Mitrovicë

Valdete Idrizi: Më 22 tetor fillon një epokë e re në Mitrovicë

26 shtator 2017 12:22

Më 22 tetor në Mitrovicë do të nisë një epokë e re zhvillimi në të gjitha sferat e jetës.

Kështu tha kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës,Valdete Idrizi, në takim me qytetarët e lagjes Bair, ku ishte e shoqëruar edhe nga kryetari i Degës së PDK-së, Avni Kastrati, ministrja Dhurata Hoxha etj.

Idrizi tha se me fitoren e saj përfundon një mentalitet qeverisës që në qendër e sheh politikanin, transmeton rtk.

“Tash e tutje do të jetë ndryshe. Qytetari do të jetë në rend të parë, ndërsa ne në shërbim të qytetarit”.

Në takimet e zhvilluara në Koshtovë, Kqiç dhe lagjen “2 Korriku”, kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit, theksoi se mitrovicasit në përgjithësi e kanë kuptuar se kush mund ta ndryshoj për të mirë këtë qytet dhe jetën e tyre.

“Projektet madhore që janë realizuar në Mitrovicë, sikur Liqeni, Shëtitorja, Palestra, Fabrika e Ujësjellësit etj, janë projekte të PDK-së, ndërsa të tjerët nuk kanë asnjë projekt të vetëm që do të mbahet mend”, tha ajo.

Sipas saj, në mandatin 4-vjeçar që do të jetë në krye të Komunës së Mitrovicës, do të nisin projekte të tjera madhore, për t’i dhënë vrull qytetit që po vdiste nga një politikë dhe qeveri e dështuar komunale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme