Zgjedhjet lokale

AAK akuzon kundërshtarët politikë për dëmtim të posterëve në Rahovec

Descriptive Text

Dega e AAK-së në Rahovec ka reaguar në lidhje me dëmtimin e posterëve të shpërndarë në fshatin Vrajakë të kësaj komune.

Kjo Degë thotë se deri te ky veprim ka ardhur si pasojë e frikës së fitores së tyre në zgjedhjet e 22 tetorit.

Më poshtë ju sjellim reagimin e AAK-së në Rahovec:

Frika e fitores së ndryshimit ka kapluar kundërshtarët!

Të dashur qytetarë. Me shqetësim të madh ju informoj se qysh në fillimet e hershme të fushatës, kundërshtarët politikë kanë filluar me veprime të dhunshme.

Saktësisht mbrëmë, në fshatin Vrajakë, janë grisur posterët e shpërndarë nga AAK.

Në rast se kundërshtarët politikë mendojnë se mund të na ndalin me veprime të tilla, e kanë gabim! Paniku i humbjes së zgjedhjeve po bën që praktika të tilla primitive të pengesës së promovimit të tjetrit të bëhen qysh tash, në fillim të fushatës!

Megjithatë, ne nuk ndalemi! Ndryshimi që ka filluar, nuk ndalet!

Avni Morina

Kandidat për këshilltar komunal nga radhët e AAK-së, nëndega Vrajakë.

https://www.facebook.com/avni.morina/posts/10212331890031372