Kamberi shpalos programin e LDK-së për arsim në Mitrovicë

Kamberi shpalos programin e LDK-së për arsim në Mitrovicë

26 shtator 2017 11:11

Kandidati për Kryetar të Mitrovicës nga LDK, Safet Kamberi, mbrëmë në një takim me punëtorët e arsimit, ka shpalosur programin e LDK-së për arsim.

Ndër të tjera ai ka njoftuar të pranishmit se në kuadër të tetë (8) prioriteteve të qeverisjes së LDK-së, prioriteti nr. 2 është “Mitrovica qytet universitar më arsim në funksion të kërkesave të tregut” ku parashihen disa pika, që janë si në vijim:

- Rregullimi i infrastrukturën në tërësi përreth Kampusit Universitar në Mitrovicë, në mënyrë që ai vend të jetë një qendër universitare e cila do të gjenerojë zhvillim dhe hapje të bizneseve të reja në shërbim të studentëve;

- Edukimi nga moshat e hershme prioritet i qeverisjes tonë. Dy çerdhe të reja, në Iliridë dhe në Shipol; (Çerdhja në Iliridë do të vendoset në objektin ku aktualisht është AMF-ja, kurse AMF-ja do të zhvendoset në objektin pranë saj);

- Do të investojmë në cilësinë e mësimdhënies në shkollën e mesme teknike, do ta bëjmë atë atraktive për nxënës, në mënyrë që të përgatiten kuadro sipas kërkesave të tregut për regjionin e Mitrovicës;

- Dollapët për secilin nxënës nga klasa 0-9, në secilën shkollë; të renditen më poshtë

- Mjete të konkretizimit dhe kabineteve të biologjisë, fizikës dhe kimisë në të gjitha shkollat;

- Panairi i shkencës të ketë karakter garues ndërkombëtar ku nxënësit konkurrojnë idetë e tyre shkencore dhe inovative;

- Biblioteka nëpër shkolla, aty ku ka bibioletë do të pasurohen me tituj të rinj;

- Siguri e plotë në të gjitha shkollat, instalimi i kamerave në secilën shkollë.

Në katër shkollat e mesme do të ketë sigurim fizikë që do të ofrojë siguri të plotë për të gjithë nxënësit;

- Në secilën lagje do të ketë kënde të lojërave për fëmijë;

- Ndërtimi i bibliotekës së qytetit (objekti ku aktualisht është QKMF-ja do të ri destinohet për bibliotekë të);

- Trajnime dhe rikualifikime për të gjithë mësimdhënësit që ta avancojmë nivelin e mësimdhënies dhe do të vendosim koordinatorët e cilësisë në secilën shkollë;

- Daljet emergjente nëpër shkolla në raste emergjente për evakuimin e nxënësve dhe personelit;

- Hidrantet e ujit për fikjen e zjarreve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme