Kandidatja e AAK-së thotë se Drenasi më nuk është bastion i PDK-së Foto: Koha

Kandidatja e AAK-së thotë se Drenasi më nuk është bastion i PDK-së

25 shtator 2017 23:42

Gjendja në të cilën gjendet komuna e Drenasit e ka shtyrë kandidaten e AAK-së, Arta Ahmeti – Xhylani të garojë për kreun e kësaj komune.

Ajo thotë se strukturat e AAK-së në Drenas janë rritur shumë kohës së fundit.

Sipas saj, Drenasi më nuk është bastion i PDK-së, duke u bazuar në zgjedhjet e fundit lokale në vend.

“Ka pasur disa lëvizje që u kanë pëlqyer disa njerëzve, siç ka qenë largimi nga puna i disa zyrtarëve komunalë që kanë pasur probleme me ligjin. Më ka pëlqyer edhe mua. Mirëpo, premtimet për zhvillim të bëra nga kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, nuk janë realizuar”, ka thënë Ahmeti-Xhylani në Interaktiv të KTV-së.

Ajo thotë se në Drenas ka familje që e kanë problem mbijetesën, ndërsa thotë se është e interesuar të sjellë investitorë të mëdhenj të cilët thotë të jenë larguar nga kjo komunë.

Ahmeti-Xhalani premton se do ta depolitizojë arsimin në Drenas. Thotë se duhet të ketë investime në infrastrukturën shkollore. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme