Zgjedhjet lokale

LDK s’do posterë në këtë fushatë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që mos të përdorë posterët në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet lokale.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook duke shpërndarë kumtin për vendimin që ka marrë Shtabi zgjedhor bashkë me kryetarët e degëve.

“LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky është vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së.

Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private”, ka shkruar Mustafa.