Nisma synon ta bëjë Lipjanin “hambarë të Kosovës”

Nisma synon ta bëjë Lipjanin “hambarë të Kosovës”

25 shtator 2017 18:18

NISMA për Kosovën në Lipjan hapi fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor, ku prezantoi kandidatin Heset Sahiti për kryetar të komunës së Lipjanit dhe kandidatët për Kuvend Komunal.

Kjo parti para elektoratit të saj shpalosi edhe programin qeverisës për këtë komunë, ofertë e cila premton perspektivë, zhvillim ekonomiko social, arsim dhe shëndetësi më të avancuar sesa qeverisja aktuale.

Kandidati për kryetar Heset Sahiti para simpatizantëve të këtij subjekti tha se Lipjani është vend i përshtatshëm për bujqësi ku posedon sipërfaqe të mëdha për drithëra, blegtori dhe perime, pasuritë pyjore janë resorë me vlerë të Lipajnit, dhe pak janë trajtuar këto nga qeverisja aktuale, raporton ksp.

Lipjanin ai tha se do ta bëjë hambarë të Kosovës.

“Dhjetë prioritete për bujqësi duke rritur buxhetin për këtë sektorë. Rregullimi i infrastrukturës së ujit dhe ujërave të zeza për biznese, ndërtimi i tregut të gjelbër në Magurë. Sigurimi i një fondi për fermerë, investime në shpellën e Gadime”, tha Sahiti.

Ai siguroi se do të depolitizojë sektorin e arsimit në Lipjan dhe sipas tij do t’i jepet fund politizimit në arsim.

Lipjani ka nevojë për një shkollë të re fillore. Lipjani ka nevojë për çerdhe. Sahiti tha se është e domosdoshme të ketë investime në infrastrukturë rrugore, ku do të asfaltohen rrugët në bazë të standardeve dhe pa dallime të lagjeve dhe fshatrave. Do të ndërtojmë impiantë për trajtimin e ujërave të zeza. Sipas tij, shëndeti është prioritet për Nismën, ku shëndetësia në Lipjan lë për të dëshiruar. Sipas tij, projektet do të realizohen të plota jo gjysmake. Dhe nuk do të ndahen lagjet sipas përkatësive etnike. Ai tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe për Nisma për Kosovën në Lipjan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme