Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kryeministër i vendit tha sot në Gjakovë se kandidati i tyre për kryetar të kësaj komune është më i duhuri.
Sipas Haradinajt kandidati i AAK-së është ai që do të bëjë për Gjakovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa kandidati për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini tha se ata do ta kenë gjithnjë pas vetes kryeministrin Haradinaj, i cili sipas tij ka një vëmendje të veçantë për Gjakovën, përcjell ksp.
Ndërsa Pal Lekaj i cili edhe ka qenë kryetar i Gjakovës ndërsa tash ministër i Infrastrukturës tha se nuk do të lënë segment pa punuar, në të gjitha fushat e mirëqenies sociale.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatin Ardian Gjini sepse sipas Lekajt ai është personi qe do të sjellë ndryshimin në Gjakovë.