Pacolli synon trefishimin e buxhetit në Prishtinë

Pacolli synon trefishimin e buxhetit në Prishtinë

25 shtator 2017 15:52

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ishte në një vizitë sot në disa shtëpi në lagjen Velani të komunës së Prishtinës. Ai bisedoi për së afërmi me qytetarët e kësaj lagjeje duke u njoftuar rreth problemeve dhe nevojave që ata kanë.

Ai para tyre shpalosi disa pjesë të rëndësishme të programit të tij, ku ndër kryesoren e theksoi trefishimin e buxhetit të komunës së Prishtinës.

“Ne synojmë që ta trefishojmë buxhetin e komunës së Prishtinës brenda 24 muajve që ne do ta marrim udhëheqjen e komunës së Prishtinës” tha Pacolli.

Qytetarët e kësaj lagjeje u shprehën të shqetësuar në lidhje me bllokimin e trafikut në kryeqytet si dhe me disa probleme tjera të parealizuara nga qeverisja aktuale.

Pacolli si zgjedhje për këtë e parasheh zhvendosjen nga qendra e qytetit e të gjithë nivelit qendror administrativ, në periferi të qytetit, ku ai mendon se në këtë mënyrë do të lirohej më shumë komunikacioni nga veturat zyrtare të cilat e bllokojnë qytetin dhe shkaktojnë kaos.

Pjesë e rëndësishme e programit të zotri Pacollit për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Prishtinës që ai e theksoi në këtë takim është edhe ngritja e nivelit të cilësisë së Universitetit të Prishtinës, ku kryetari synon që UP-në ta bën target për studentët rajonal.

“Ne pretendojmë se Universiteti i Prishtinës do të bëhet target për studentët rajonal, dhe do ta bëjmë UP-në në atë nivel që studentët rajonal do të vinë të studiojnë te ne, e jo ne te ata” theksoi Pacolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme