Veseli: Ndryshimi në Pejë vije me qeverisjen e Sabiha Shalës

Veseli: Ndryshimi në Pejë vije me qeverisjen e Sabiha Shalës

25 shtator 2017 12:29

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka nisur ditën e hënë në Pejë. Ai ka qëndruar atje për të takuar afaristë e profesorë në një kafe të mëngjesit bashkë me kandidaten e PDK-së për kryetar të Pejës, Sabiha Shala.

Veseli thotë se kandidatja e PDK-së do të jetë fituese në Pejë.

“Sabiha Shalën në krye të Komunës së Pejës e duan edhe ndërmarrësit, profesorët, juristët, inxhinierët dhe arkitektët e këtij qyteti. Këtë ma konfirmuan edhe mua, në një mëngjes pune që kishim. E duan Kryetare të Pejës, sepse secili qytetar e do ndryshimin në Pejë”, ka shkruar Veseli në një postim në “Facebook”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme