Ahmeti u premton asfalt, trotuare e ndriçim publik krojmirasve

Ahmeti u premton asfalt, trotuare e ndriçim publik krojmirasve

24 shtator 2017 21:49

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, njëherësh kryetar aktual i kësaj komune, Imri Ahmeti, me ekipin e tij, ka bërë prezantimin e Platformës Zgjedhore para banorëve të fshatit Krojmir.

Ahmeti, i bindur në fitore në zgjedhjet e 22 tetorit, ka thënë se në mandatin e dytë qeverisës do të bëhet vazhdimi i ndërtimit të rrugës deri te Gryka e Shpëtimit, si dhe asfaltimi i gjitha rrugicave me trotuare duke përfshirë edhe ndriçimin publik në gjitha rrugët kryesore.

“Kurse në Lagjen e Pojatave do të ndërtojmë fushën e sportit, jam i vetëdijshëm që Krojmiri ka ende telashe me rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, pasi që borxhet e trashëguara nga qeverisja e kaluar i kanë pamundësuar implementimin e programit të tërësishëm që kishim për këtë lokalitet”, ka deklaruar Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme