Selim Pacolli: Ftoj kundërkandidatët të më urojnë fitoren për Prishtinën Foto: Ilustrim

Selim Pacolli: Ftoj kundërkandidatët të më urojnë fitoren për Prishtinën

24 shtator 2017 19:33

Kandidati i AKR për kryetar të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, u bëri thirrje kundërkandidatëve që t’ia urojnë fitoren për Prishtinën.

Derisa kërkoi votën e prishtinasve, Pacolli tha se për 17 vite me radhë në Prishtinë nuk janë përmbushur detyrimet për të cilat janë zotuar udhëheqësit e deritanishëm komunalë,

Ndërsa, Islam Pacolli, kryetar i AKR dega në Prishtinë, tha se Selim Pacolli do të jetë përfaqësuesi më dinjitoz i qytetarëve, raporton KP.

“Po vjen koha ku do të qeveriset komuna e Prishtinës nga qytetari i Prishtinës, për arsye se kohën e fundit iu është mohuar kjo e drejtë”, tha Pacolli.

Këto deklarata Pacolli i bëri gjatë tubimit elektoral me qytetarët e Prishtinës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme