Zgjedhjet lokale

Sadikaj premton zgjidhje për furnizim me ujë në fshatrat e Istogut

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Beqir Sadikaj, ka premtuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të zgjidhë problemet me rrugë dhe ndriçimin publik në fshatrat e komunës së Istogut.

Ai gjatë vizitës që u bëri sot lagjeve Hajrizaj dhe Ibrahimaj në Zhakovë, tha se kërkesat e këtyre banorëve janë esenciale.

“Në vitin 2017 këta banorë ende nuk kanë asfaltim, ujë, kanalizim dhe ndriçim. Gjendja vështirësohet edhe më shumë gjatë vjeshtës dhe dimrit sidomos për nxënësit dhe të moshuarit. Me qeverisjen time, këtyre problemeve do t’iu vijë fundi”, shkruan Sadikaj në Facebook.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite, kandidati për të parin e Istogut ishte i shoqëruar edhe nga kandidati për asamble, Astrit Hajrizaj.