Besim Hoti i LDK-së takon banorët e fshatit Qupevë e Epërme

Besim Hoti i LDK-së takon banorët e fshatit Qupevë e Epërme

24 shtator 2017 12:03

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, i shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, nga anëtarë të Kryesisë dhe kandidatë për anëtarë të Kuvendit Komunal, u takuan më banorët e fshatit Qupevë e Epërme të Klinës.

Në këtë takim, kandidati i LDK-së, Besim Hoti shpalosi Programin Qeverisës të LDK-së për Klinën për periudhën 2017-2021.

Ata bashkëbiseduan më të pranishmit në takim rreth halleve dhe shqetësimeve të tyre kryesisht për infrastrukturën në fshat. Qytetarët paraqitën kërkesat e tyre lidhur me punësimin, shkollimin e bujqësinë, kërkesa për të cilat Hoti premtoi që do të punohet pas fitores në këtë garë për të parin e Komunës, njofton Zyra për Media e LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme