Zgjedhjet lokale

Abrashi: Sporti në Prishtinë ka degraduar me qeverisjen e kaluar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka kritikuar qeverisjen aktuale në Prishtinë, se gjatë mandatit të saj nuk ka punuar sa duhet për zhvillimin e sportit, i cili sipas tij ka degraduar.

Ai gjatë shpalosjes së programit të tij për sportin tha se sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar viteve të fundit, dhe se lokacionet e sportit nuk janë të mirëmbajtura, gjë e cila po sjellë te lëndimet e të rinjve.

Abrashi u zotua se gjatë mandatit të tij katërvjeçar fokus të veçantë do të ketë në krijimin e fushave rekreative në çdo lagje të kryeqytetit dhe që Pallati i Rinisë t’i kthehet komunës së Prishtinës, në mënyrë që të rinjtë e qytetit t'i shfrytëzojnë ato hapësira për të cilat janë paraparë.

Ai tha se te sportet shkollore do të ketë fokus të veçantë, në konsultim me pedagogët dhe ekspertët e sportit të forcohen kushtet për ligat shkollore, të cilat do të funksionalizohen në mënyrë që të kenë mundësi për zhvillimin e talenteve të ri.

{gallery}