Zgjedhjet lokale

PDK në Ferizaj premton zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Ferizaj, janë prezantuar kandidatët për asamble komuna dhe kandidati për kryetar të komunës, Agim Aliu.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se qeverisa gjashtë vjeçare e PDK-së në Ferizaj, ishte më e suksesshmja dhe pa asnjë aferë korruptive.

“Ajo çfarë i duhet Ferizajt dhe Kosovës, është zhvillimi ekonomik”, tha Veseli dhe shtoi se askush nuk mund të jetë më afër qytetarëve të Ferizajt, doktorëve, bizneseve, fermerit, pos Agim Aliut, transmeton ksp.

Agim Aliu tha se PDK-ja është adresa e vetme e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Ai tha se PDK-ja këtë e ka dëshmuar gjatë qeverisjes së këtij qyteti, dhe u shpreh se duhet ndërhyrje urgjente në Ferizaj për të ndalë degradimin nga udhëheqja aktuale.

Ai premtoi se do të udhëheq me dhe për qytetarin, pasi ka një platformë qeverisëse që do ta ngjallë Ferizajn.

Aliu po ashtu premtoi investime të shumta në të gjitha sferat si dhe krijimin e fondit të punësimit.