Vllahiu: Po vijmë për të zgjidhur nga 50 çështje për secilin vit të mandatit

Vllahiu: Po vijmë për të zgjidhur nga 50 çështje për secilin vit të mandatit

23 shtator 2017 15:07

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka deklaruar se Kosova ka nisur të ndryshojë dhe bashkë me të edhe qytetet e tjera të Kosovës.

Kjo po bëhet nga njerëzit e mirë të AAK-së që besën nuk e kanë shkelë kurrë. Ai tha se po vijnë në krye të Prishtinës për ta ndryshuar atë.

“Po vijmë për zhvillim ekonomik, për të përmirësuar infrastrukturën. Prandaj bashkohuni me ne për ta ndryshuar Prishtinën dhe për të bërë ato punë që si bënë për 18 vjet”, tha Vllaiu.

Ai shtoi se ata nuk premtojnë por japin zgjidhje. Vllahiu tha se po vijnë për të udhëhequr me Prishtinën për të zgjidhur nga 50 çështje secilin vit në Prishtinë.

Beteja për Prishtinën tha Vllahiu është betejë për kthimin e dinjitetin e qytetarit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme