Veseli thotë se me PDK-në Vushtrrinë e presin ndryshime të mëdha

Veseli thotë se me PDK-në Vushtrrinë e presin ndryshime të mëdha

23 shtator 2017 13:23

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot kanë takuar përfaqësues të bizneseve dhe qytetarë të kësaj komune, ku kanë shpalosur platformën e Forcës së Ndryshimit për Vushtrrinë.

Kryetari Veseli theksoi se me qeverisjen e PDK-së në këto dy mandate ka pasur ndryshime të mëdha në shumë sfera dhe ky ndryshim do të vazhdojë edhe me kryetarin e ardhshëm, Ferit Idrizi.

“Reformat ekonomike që do i nisim do t’i ndihmojnë bizneset ekzistuese dhe ato të reja që të rrisin numrin e të punësuarve. Vushtrria do ta vazhdojë ndryshimin me qeverisjen e mirë të PDK-së”, ka thënë kryetari Veseli.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturën e përgjithshme të qytetit dhe në fshatrat e Vushtrrisë, për të përmirësuar edhe më shumë jetën e banorëve.

Kryetari i deritanishëm i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, e ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen në realizimin e shumë projekteve për qytetin e Vushtrrisë dhe ka shprehur përkrahjen për kryetarin e ardhshëm të Vushtrrisë, për të vazhduar ndryshimet pozitive atje.

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ndryshimet në këtë komunë do të vazhdojnë.

“Ne do të sjellim edhe më shumë projekte zhvillimore për qytetarët tanë, në zhvillim ekonomik, me fokusim te bujqësia, mirëqenia sociale, kultura dhe sporti po ashtu”, ka thënë ai.

Sipas një komunikate të PDK-së, këtë platformë ata e kanë shpalosur edhe dorë-më-dorë nëpër qytet në takime me qytetarë dhe me vizita nëpër biznese të vogla dhe të mesme.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme