Zgjedhjet lokale

Limaj: T’i japim fund qeverisjes kriminale të PDK-së

Në hapjen e fushatës zgjedhore në Prizren, kandidati i Nismës për kryetar të kësaj komune, Zafir Berisha, është shprehur i bindur në fitoren e tij për t’i dhënë fund qeverisjes së PDK-së në Prizren.

Berisha ka premtuar zhvillim ekonomik, qeverisje të denjw, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetësore më të mira, raporton KTV.

Berisha ka akuzuar qeverisjen aktuale të Prizrenit se po u mbledh haraq bizneseve.

Para qytetarëve të Prizrenit, kreu i Nismës Fatmir Limaj, ka kërkuar votën e qytetarëve për Zafir Berishën.

Limaj ka premtuar se me fitoren e Nismës në Prizren do të nisë ndryshimi i qeverisjes në Kosovë, ngase sipas tij, Kosova ka nevojë për qeverisje socialdemokrate.