Hoxha: Gjakovës do t’ia kthejmë dinjitetin

Hoxha: Gjakovës do t’ia kthejmë dinjitetin

22 shtator 2017 20:52

Nisma për Kosovën ka mbajtur tubim elektoral në Gjakovë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha tha se sot po e fillojnë një betejë të përbashkët që Gjakovës t'ia kthejnë dinjitetin, pasi që me këtë qytet kanë bërë eksperimente partitë tjera që kanë qeverisur deri më tani.

Hoxha tha se për Gjakovën në katër vitet e ardhshme kanë bërë një plan konkret në bujqësi, zhvillim ekonomik, investime që deri me tani kanë munguar në këtë qytet, kurse premtoi se do të angazhohet me gjithë qenien e tij për Gjakovën, transmeton ksp.

“Sot po e fillojmë një betejë të përbashkët me ekipin profesionist, brenda dhe jashtë Gjakovës, me ekspertë që i ka Nisma, por do të jemi bashkëpunues edhe me të tjerët, që t’ia kthejmë dinjitetin Gjakovës, me investime konkrete, se deri më tani me Gjakovën kanë bërë eksperimente të gjitha partitë që kanë qeveris, si në nivelin lokal, po ashtu edhe nga niveli qendror, janë ardhur kanë kërkuar votën dhe pastaj e kanë harru, vetëm në fusha zgjedhore po iu bie në mend Gjakova”, tha Hoxha.

Ndërsa Valdete Bajrami në emër të kryetarit të partisë Fatmir Limaj ka uruar Gjakovën dhe kandidatët e Nismës për zgjedhjet e 22 tetorit. Bajrami tha se Nisma arriti që të jetë për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës dhe Nisma do të jetë edhe në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Ministri i Arsimit, i cili është nga Nisma, Shyqri Bytyçi theksoi se në rrugëtimin katër vjeçar kanë parë njerëz qe kanë humbur shpresën dhe të gatshëm ta shanin shtetin, sepse i udhëhiqnin politikanë jo të mirë, por pohoi se iu thanë të gjithëve se po vjen një frymë e re dhe tani po shihet ajo frymë e re, ku tani edhe qytetarët e Gjakovës do të ketë zërin e tyre në Kuvendin Komunal.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme