Kajtazi e bindur se shumica e komunave do të udhëhiqet nga LDK-ja

Kajtazi e bindur se shumica e komunave do të udhëhiqet nga LDK-ja

22 shtator 2017 19:05

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Lirije Kajtazi, në një takim me kandidatet gra të LDK-së për kryetare dhe asamble komunale tha se është e bindur se shumica e komunave të Kosovës, pas 22 tetorit do të udhëhiqen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Këtë bindje po na e forcon çdo ditë e më shumë mënyra se si qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës po e pranojnë alternativën qeverisëse të LDK-së”, ka thënë Kajtazi.

Ajo ka shtuar se në listën e kandidatëve për kuvendet komunale, ka vajza e gra, të cilat, ajo është e bindur se do të zgjidhen asambleiste me votat që do t’i marrin vet dhe në këtë mënyrë do të jenë një zë i fortë i përfaqësimit dhe fuqizimit të gruas kosovare në shoqëri dhe shtet.

“Kandidatet e LDK-së, janë të profileve të ndryshme, përfaqësojnë çdo cep të Kosovës dhe do të jenë artikuluese të programit tonë për qeverisjen e komunave të Kosovës gjatë mandatit të ardhshëm”, ka thënë ajo.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë me këtë rast se është vërtetuar se lidershipi i grave është më i suksesshëm, është më demokratik, është më pak i korruptuar dhe është më efektiv.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme