Haziri thumbon PDK-në e VV-në Foto: Ilustrim/Koha

Haziri thumbon PDK-në e VV-në

22 shtator 2017 17:49

Ndonëse fushata zgjedhore ka të bëjë me komunën kjo nuk e ka penguar Lutfi Hazirin, kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së që nga salla e Teatrit të Qytetit në hapjen e fushatës zgjedhore të përmend vitin 1998 dhe të bëmat e oponentëve të tyre politik që sipas tij u munduan të shkatërrojnë subjektin politik të cilin ai përfaqëson, raporton korrespodenti i grupit Koha në Gjilan.

Këto akuzua janë aluduar në PDK-në.

“Më 1998 na lënë në luftë me akuza nën tavolinë dhe na lënë në gjendjen më të rëndë, nuk na lënë ne por popullin dhe u ndanë prej ne duke menduar të na shkatërrojnë neve. Nuk arritën sepse në luftë ishim me luftëtarët në qytet me qytetarët dhe përballuam edhe luftën edhe gjendjen e pasluftës. Të njëjtit njerëz ndërruan parti dhe qitën uniforma, qitën pushkë në krah dhe e morën stupcin në dorë dhe thanë LDK-ja nuk mundet me ekzistu mbas luftës. Themeluan edhe parti politike e deshën uniformën dhe thanë që po i lënë këto mjete të luftës po civilizohemi po i kthehemi partisë edhe atëherë na lënë vet. U bënë kundër neve për të na shkatërruar mirëpo nuk arritën”, ka thënë ai.

Ndërsa ka thumbuar edhe lëvizjen “Vetëvendosje” të cilët edhe i ka quajtur të kuq të cilët besojnë në ideologjinë komuniste.

“Nga ai grup u ndanë do tjerë që ndërruan partitë, që ndërruan ngjyrë dhe po pretendojnë tash me emër tjetër me ngjyrë tjetër dhe me ideologji tjetër me na fitu neve. Prapë bëhen bashkë dhe prapë janë bashkë por nuk munden me mbërri atë qëllim dhe Gjilani nuk ka lejuar që asnjëherë që Rugovizmi me u shkatërrua nga ata që edhe me mjete të luftës edhe me mjete të paqes kanë dashtë me na ndal. Mirëpo nuk kanë arrit kurrë me na ndalë”, ka thënë Haziri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme