DnV çon fushatën vetëdijësuese #MeVotë te të rinjtë e Ferizajt

DnV çon fushatën vetëdijësuese #MeVotë te të rinjtë e Ferizajt

22 shtator 2017 16:48

Demokracia në Veprim po vazhdon me aktivitetet në terren në kuadër të fushatës vetëdijësuese për informim dhe edukim të votuesve #MeVotë për Zgjedhjet Lokale 2017.

Sot në qytetin e Ferizajt mbi 40 të rinj, shumica e të cilëve do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, morën pjesë në simulimin e procesit të votimit, thuhet në njoftimin e DnV-së.

Në këtë simulim asistuan përfaqësues të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të cilët ofruan shpjegimet e nevojshme për tërë procesin e votimit.

Të rinjtë patën rastin të mësojnë edhe procedurën e ankesave në rast se hasin ndonjë parregullsi në ditën e zgjedhjeve.

DnV do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në qytete të tjera të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme