Çelaj: Unë nuk do të qeveris nga Facebook-u

Çelaj: Unë nuk do të qeveris nga Facebook-u

22 shtator 2017 12:26

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj kanë vizituar bizneset në Prishtinë për të parë problemet be të cilat ballafaqohen dhe ndihmën që mund t’ua jap komuna.

Kreu i PDK-së tha se Prishtina ka nevojë për investime edhe me të mëdha pasi nuk është bërë asgjë sidomos nga kryetari i fundit nga i cili kanë pritur me shumë.

Veseli tha se është dashur të bëhet me shumë në trafik në shteg për çiklist dhe shumë punë tjera.

Ndërsa kandidati i PDK për kryetar Lirak Çelaj tha se nuk do të qeverisë me kryeqytetin nga Facebook-u siç ndodh aktualisht por do të jetë afër qytetarëve dhe bizneseve. Ai tha se top prioritet do të jetë trafiku derisa premtoi edhe uljen e shumës për legalizime në 1 euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme