Drejtues të VV-së dhe drejtori i FES biseduan për sfidat e zgjedhjeve lokale

Drejtues të VV-së dhe drejtori i FES biseduan për sfidat e zgjedhjeve lokale

22 shtator 2017 11:23

Drejtori i zyrave të Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë dhe në Shkup, Frank Hantke, takoi anëtarët e LVV, Visar Ymeri, kryetar, Albin Kurti, deputet, dhe Gurjeta Zeka, anëtare e LVV në zyrat e FES Prishtina. Takimi u fokusua në promovimin e vlerave të Social Demokracisë në Kosovë. Hantke uroi LVV për suksesin në zgjedhjet nacionale dhe ofroi mendimet e tij për sfidat në zgjedhjet lokale.

Takimi u përmbyll me pajtimin rreth domosdoshmërisë për t’u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës, si parakusht për integrimin në BE, si dhe për perspektivën e njerëzve të Kosovës. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për zhvillimin e proceseve integruese brenda Kosovës.

Të dy palët u pajtuan për të vazhduar bisedimet në këto fusha.

FES Prishtina është e përkushtuar për promovimin e parimeve të Demokracisë Sociale në kontekstin e Kosovës: Ndërtimi i një shteti të mirëqenies sociale, sipas Modelit Europian Ekonomik dhe Social (EESM) dhe politika aktive të tregut të punës përfshirë edhe arsimin profesional.

Prandaj FES përkrah fuqishëm qytetarinë aktive dhe kontribuese përmes grupeve të pavarura te interesit brenda shoqërisë civile për të zhvilluar demokracinë e modelit nga poshtë-lart dhe angazhimin aktiv të rinisë “me një zë”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme