KQZ shqyrton vendimet e Supremes

KQZ shqyrton vendimet e Supremes

22 shtator 2017 10:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohen vendimet e Gjykatës Supreme, vendime këto që hedhin poshtë decertifikimin e disa kandidatëve nga KQZ, duke ua mundësuar atyre pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave pjesë e shqyrtimit të vendimeve të Supremes është edhe rikthimi i Zafir Berishës në garën për kryetar të Prizrenit.

Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe vendimet tjera të Gjykatës Supreme, lidhur me kandidatët që kohë më parë KQZ ka decertifikuar për shkak se gjatë tri viteve të fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

Lidhur me decertifikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale nga KQZ-ja, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke thënë se ky veprim i KQZ-së është rast flagrant i diskriminimit përmes përdorimit apo keqpërdorimit të standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore, duke lejuar ata të jenë në garën nacionale dhe të njëjtit duke i eliminuar në garën lokal.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme