Sot, dita e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë

Sot, dita e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë

22 shtator 2017 09:05

Sot vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore, ku subjektet politike do ta prezantojnë programet nëpër komuna, kandidatët për kryetarë dhe ata për asambletë komunale.

Fushata do të zgjasë një muaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash apo për kuvende komunale, në komuna të ndryshme.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor.

Kjo është agjenda e subjekteve kryesore për ditën e sotme:

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, vizitojnë bizneset në rrugën “Agim Ramadani” (mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 10:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalos agjendën e fushatës zgjedhore (Hotel “Sirius”, ora 12:00)

Kandidatja e PDK-së për kryetar të Pejës, Sabiha Shala paraqet projektin e planit zhvillimor urbanistik (Sheshi “Haxhi Zeka”, ora 13:00)

LDK hap fushatën zgjedhore në Gjilan (salla e Teatrit të Qytetit, ora 15:00)

PDK hap fushatën zgjedhore në Prizren (Sheshi i Lidhjes së Prizren, ora 17:00)

Forumi i Gruas i LDK-së organizon tubim ku do të bëhet shpalosja e politikave për gruan (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës (Amfiteatri i American School of Kosova ASK, ora 18:00)

Nisma e hap fushatën zgjedhore në Prizren (Shtëpia e Kulturës "Xhemali Berisha", ora 18:00)

Nisma e hap fushatën zgjedhore në Gjakovë (Hotel “Pashtriku”, ora 19:00).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme