Haskuka: Prizrenit i është shkulur kalldrëmi, i është shkelur kultura

Haskuka: Prizrenit i është shkulur kalldrëmi, i është shkelur kultura

21 shtator 2017 18:00

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga VV, Mytaher Haskuka, në tubimin hapës në Prizren tha para qytetarëve se dikur Prizreni i ka bashkuar mendjet e ndritura për t’i dhënë drejtim dhe drejtësi kombit.

“Sot prapë jemi bashkuar me mendje dhe me zemër për ta kthyer shpresën, për ta bërë ndryshimin, të bashkuar me lëvizjen, për ta kthyer Republikën publikes, pra për ta kthyer Republikën qytetarëve të saj”, tha Mytaher Haskuka, përcjell Vetëvendosje.

“Ndryshimi do të ndodhë, ngase tani gjithë e kenë të qartë që janë dy opsione: është Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera. Të tjerët janë ndryshimi në emra, ndërsa Vetëvendosje është ndryshimi në thelb. Prandaj, me 22 Tetor qytetarët do të votojnë për ndryshmet në thelb”, shtoi tutje ai.

Më tej, Mytaher Haskuka tha se Prizrenit i është shkulur kalldrëmi, i janë shembur dhe shkatërruar monumentet historike, i është shkelur kultura dhe arsimi, Prizrenit çdo ditë e më tepër po i shkatërrohet shpirti historik. E 22 Tetorin e quajti fund të kësaj.

“Të dashur qytetarë kemi mundësinë që t’ia nisim së bashku ta rregullojmë këtë qytet sipas nevojës dhe vizionit tonë, në pah janë ditë më të bukura për Prizrenin i cili do të qeveriset bashkërisht, bashkë me ju. Prandaj së bashku do ta bëjmë ndryshimin me 22 Tetor”, u shpreh Haskuka, i cili me 22 Tetor synon qeverisjen në Prizren.

“Prandaj, të gjithë të punojmë me Mendje dhe me Zemër për ndryshimin, që me datën 22 tetor të gjithë ta votojnë numrin 10. Ngase tani numri 10 nuk është vetëm numri më i mirë në futboll, nota më e mirë në universitet, e cila tregon punën përkushtimin dhe dijen, por edhe numri më i mirë në politikë e cila tregon guximin, aftësinë dhe vetëmohimin. Me mendje, do të punojmë, derë me derë, dhe me zemër do të fitojmë me datën 22 tetor”, ishin fjalët përmbyllëse të tij në këtë tubim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme