Zgjedhjet lokale

Quint-i kërkon zgjedhje fer, të lira dhe pa ndikim

Pesëshja më e fuqishme diplomatike e akredituar në Kosovë e njohur si Quint (Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara) u bën thirrje të gjithë partitë politike dhe kandidatëve që marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale, të angazhohen për fushatë të lirë, demokratike të qetë dhe pa ndikim.

Në vazhdim Deklarata e përbashkët e Quint-it në ditën kur partitë politike në Kosovës hapen fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit:

“Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që - pa kërcënim ose dhunë - të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion”, thuhet në deklaratën e vendeve të Quint-it.

Sipas pesëshes diplomatike, liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike, dhe Quint mbështetë fuqimisht dhe dënon çdokënd që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit.

“Ne presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes, dhe ne përkrahim përpjekjet e policisë vendore dhe prokurorëve që të hetojnë çdo raport të frikësimit, kërcënimeve, dhe detyrimit, dhe që të ndjekin penalisht këto nëse ka fakte”.

presin nga kandidatët që t’u përmbahen këtyre standardeve gjatë gjithë fushatës dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençurisht ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike”, thuhet në fund të komunikatës së Quint-i.