Trafiku, prioritet i Çelajt në Prishtinë

Trafiku, prioritet i Çelajt në Prishtinë

21 shtator 2017 12:56

Prishtina duhet të shndërrohet nga një vend transit për qytetarët në vend destinacioni. Ky është qëllimi kryesor i kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, i cili e ka nisur fushatën për kreun e kryeqytetit me takime dorë me dorë me qytetarët.

Takimet e tij kanë nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, të cilin tha se jo rastësisht e ka zgjedhur, pasi është pika që frekuentohet me së shumti nga qytetarët e Prishtinës, por fatkeqësisht mbetet me e ngarkuara dhe nuk është bërë asnjë zgjidhje që njerëzit lirisht dhe shpejt të vijnë në këtë pjesë.

Prandaj, Çelaj theksoi se pikërisht për këtë, pika kryesore dhe emergjente e misionit të tij si kryetar i ardhshëm i Prishtinës do të jetë zgjidhja e trafikut, ngarkesa e të cilit është bërë e padurueshme, është para kolapsit Prishtina, është para infarktit dhe njerëzit nuk po mund ta shijojnë qendrën.

Çelaj: Ngarkesa në trafik është bërë e padurueshme

(Video)

“Puna e parë që do t’ia nisi qysh në ditën e parë që do ta trajtoj në mënyrë urgjente është çështja e trafikut. Ngarkesa në trafik është bërë e padurueshme dhe po e shqetëson secilin  qytetarë. Pastaj është çështja e sigurisë, jo vetëm siguria fizike, ndoshta është njëra prej hapave të parë, por siguria në çdo aspekt, edhe për fëmijët në shkollë, edhe në rrugë, edhe në trafik, edhe në ndërtim. Ne kemi parë që nuk merren masat e duhura në punishte, e cila Prishtina duhet të shndërrohet në punishte edhe në atë aspekt, pastaj ka zhvillim ekonomik i cili është motor i gjithë zhvillimit të projekteve tjera”, tha Çelaj.

Pretendenti për të parin e kryeqytetit, shtoi se qëllim i tyre është edhe transformimi i Prishtinës nga vend transit në vend destinacioni.

Çelaj: Prishtinën do ta kthejmë në destinacion

(Video)

“Qëllimi ynë është që Prishtinën ta kthejmë në destinacion dhe jo në transit siç është tash që njerëzit vijnë vetëm të kryejnë punë dhe të ikin prej këtu. Por do të jetë në qytet ku njerëzit do të vijnë enkas për qëndruar, për të vizituar, sepse kemi shumë çka ti japim qytetarëve tjerë të Kosovës dhe jashtë Kosovës”, tha Çelaj.

Në programin e tij qeverisës nëse merr besimin e qytetarëve të Prishtinës, Çelaj ka paraparë edhe uljen e faturës së energjisë, duke iu ofruar qytetarëve alternativë me partneritetin privato-publik. Derisa, theksoi se do ta njohin edhe kulturën e kafiterive që është njëri ndër gjeneruesit me të mëdhenj të punësimit.

Çelaj shtoi se Malësinë e Gollakut do ta shpallin zonë të prodhimit organik dhe të turizmit organik dhe malor, pasi sipas tij, është një prej pasurive me të mëdha që ka Prishtina që nuk është shfrytëzuar deri më tani.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme