Veseli në Skenderaj, PDK-në e cilëson forcë të ndryshimeve për Kosovën

Veseli në Skenderaj, PDK-në e cilëson forcë të ndryshimeve për Kosovën

21 shtator 2017 12:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot në Skenderaj strukturat partiake dhe kandidatët për Kuvend Komunal, të cilët i ka siguruar për mbështetjen e nivelit qendror në realizimin e të gjitha projekteve, që do të vazhdojnë të realizohen në Komunën e Skenderajt.

Veseli ka thënë se PDK-ja e ka dëshmuar që një dekadë, se është forca e vetme politike e ndryshimeve pozitive, duke filluar që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe tash integrimi euroatlantik.

I pari i PDK-së ka ftuar gjitha strukturat e PDK-së në Skenderaj të angazhohen dhe të punojnë që më 22 tetor të rikonfirmohet fitorja e thellë e PDK-së në Skënderaj.

"Nuk do të ketë projekt, të cilin do ta ketë kryetari Bekim Jashari dhe PDK-ja në Skenderaj, që nuk do të kenë përkrahjen e qeverisë qendrore. Unë po ju jap fjalën se PDK-ja do të vazhdojë përkrahjen e fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët e kësaj komune", ka thënë kryetari Veseli.

Veseli ka thënë se dëshmitarë të ndryshimeve pozitive që ka bërë PDK-ja janë vetë qytetarët, sepse këto ndryshime i kanë prekur dhe ndjerë vetë, mirëpo tash po hapet një perspektivë e re, ajo e zhvillimit ekonomik dhe integrimit, ku ndryshimet pozitive do të jenë më të shpejta dhe më të mëdha.

Pas tubimit në Skenderaj, lideri i PDK-së është takuar edhe me qytetarë në sheshin e këtij qyteti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme