Kurti thotë se me VV qeverisja si sundim kalon në qeverisje si shërbim

Kurti thotë se me VV qeverisja si sundim kalon në qeverisje si shërbim

21 shtator 2017 13:06

Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehet i sigurt se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, partia e tij do të dalë fituese.

Thotë se komunat me Vetëvendosjen do të kalojnë nga qeverisja si sundim te qeverisja si shërbim.

“Pardje në Gjilan e Ferizaj, dje në Mitrovicë e Prishtinë, takuam të gjithë kandidatët e Lëvizjes për asambletë e të gjitha komunave të këtyre regjioneve. Përgatitjeve për fitoren tonë po ua bashkëngjesim qysh tash përgatitjet për qeverisjen tonë. Komunat me Vetëvendosjen do të kalojnë nga qeverisja si sundim te qeverisja si shërbim, nga qeverisja si administrim i së tashmes te qeverisja si zhvillim për të ardhmen”, shkruan Kurti në Facebook.

“Kandidatët tonë të dijshëm e të ndershëm, të guximshëm e punëtorë, do të jenë pranë qytetarëve në këtë fushatë që nis sot, për t'ua kthyer atyre dashurinë e 11 qershorit drejt fitores së 22 tetorit. Shkëlqejmë porsi 10-shja, me mendje e me zemër”, tha Kurti ndër tjerash.

Komentet

Vakti21/09/2017 15:11

Kjo lëvizzje "garanton" edhe zyrtarishtë "shërbim" për shkatërrimin e Shtetit të Kosovës, kuptohet nëse vinë në pushtet. Këta s`turpërohen për me ardhun në pushtet edhe në Komunë, ndërkohë që politika e tyre ashtë me shkatërrue Shtet. Sa ka kuptim marrja e pushtetit në Komunë kur këta halabakë kanë për qëilm me shkatërrue Shtet-in.

Shto koment

Të ngjashme