Zgjedhjet lajme

Drenori: Nuk besoj që dikush do guxojë të bashkëpunojë përsëri me PDK-në

Xhavit Drenori në Interaktiv ka thënë se është bërë publike që i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë thirrje për takime të ndryshme dhe debate për Qeverinë e re.

Ai ka thënë se do të presin që PAN-i të bëjë hapat e tij, por që nuk besojnë se do të arrijnë të marrin qeverisjen e re.

“Të gjitha partitë që kanë pas bashkëpunime me PDK-në kanë dalë të zhgënjyer, nuk besoj që prapë dikush do t’i bashkohet PDK-së”, ka thënë ai.