Zgjedhjet lajme

KQZ-ja kthen në rinumërim 30 kuti votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit.

Rinumërimi i tyre do të bëhet për arsye të ndryshme që kanë hasur gjatë pranimit të këtyre kutive në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, thuhet në njoftimin e KQZ-së, transmeton Koha.net.

Anëtarët e KQZ-së u pajtuan që të ketë një analizë lidhur me natyrën e pavlefshmërisë së fletëvotimeve të këtij procesi zgjedhor si dhe një analizë të gjithmbarshme të procesit zgjedhor, që do t’i shërbente KQZ-së në organizimin sa më të mirë të Zgjedhjeve Lokale të këtij viti.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.