Zgjedhjet lajme

Krasniqi: Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmes

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën Jakup Krasniqi, ka shkruar në Facebook se politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmes.

Përmes Facebook-ut Krasniqi thotë se “Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!”.

Postimi i Krasniqit:

Do të doja të besoja?!

Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmes pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!

Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemergjërësia e Madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!

A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!

Unë do të doja të besoja?!

Me gjithë atë, le të shpresojmë!