Zgjedhjet lajme

Abdixhiku: Populli foli, ai do PAN-in në opozitë

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka thënë se rezultatet e fundit nga numërimi i votave nuk është arsye për t’u zhgënjyer.

Ai ka thënë se ky koalicion do të punojë ende tutje, duke shtuar se edhe populli është i bindur që koalicionin PAN e duan në opozitë.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Miq, përkrahës tanë,

Kokën lartë. Arsyet për zhgënjim duhet ti zëvendësojmë me punë e përkushtim, me korrigjim të lëshimeve - me rikthim. Ky është veçse fillimi. Një rrugë e gjatë na pret përpara, e LDK-së do t'i dalim zot - për këtë të mbeteni të sigurt.

Një falënderim për secilin votues tonin. Secili që ndau të njëjtin besim. Nuk kemi me ju zhgënjy. Përkundrazi, do të punojmë që t'i bindim edhe të tjerët për rrugëtimin tonë të ri. Mirënjohje të veçantë për të gjithë vullnetarët e aktivistët tanë që u angazhuan mëngjes e mbrëmje secilën ditë.

Populli foli. Ata duan PAN-in në opozitë. Këtë vullnet të tyre LDK duhet dhe do ta përmbushë. Vota e juaj do të respektohet në plotni.