KQZ ka njoftuar zyrtarisht se në zgjedhjet e 11 qershorit kanë votuar 41.45 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo gjithsej 759904 votues.
Kjo është rritje sa i përket numrit të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2014-s. Atë kohë kishin votuar 750112 votues, apo 42.08 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoValdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se procesi i votimit ka shkuar pa probleme, përpos disa parregullsive në veri të vendit, por që nuk kanë shkaktuar dëmtim të procesit.