Zgjedhjet lajme

Një qendër votimi në Komunë të Prizrenit nuk hapet deri në mesditë

Descriptive Text

Ismet Kryeziu nga DnV, në një konferencë për media, ka bërë me dije se një qendër votimi në Komunën e Prizrenit nuk është hapur deri në orën 13:00.

Qendra e paraparë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si qendër votimi, “Shtëpia e Gjuetarëve” në Komunën e Prizrenit, sipas Demokracisë në Veprim, nuk është hapur hiç deri në momentin kur kanë raportuar, raporton “Koha Ditore”.